Vendosni fjalën kyçe....

Atleti romantik përpiqet t’i propozojë të dashurës pas garës, por këmbët e “tradhtuan” (VIDEOJA VIRALE)


Një atlet spanjoll i ka propozuar partneres së tij pas përfundimit të një eventi rraskapitës prej nëntë orë e gjysmë, por ajo që i ka tërhequr vëmendjen ndjerëzve nga ky moment është fakti se atij iu desh ndihma e kalimtarëve pasi këmbët nuk po e mbanin më.

Videoja romantike dhe gazmore është bërë virale në rrjetet sociale ku atleti Cristian Moriatiel shihet teksa ulet në gjunjë pas përfundimit të garës në Estoni. Por në momentin emocionues, këmbët nuk po e mbanin më dhe Moriatiel ra në dysheme në dhimbje dhe organizatorët e garës nxituan për ta ndihmuar.

Pas një masazhi të shpejtë, Moriatiel ndihmohet të kthehet në gjunjë dhe vazhdon propozimin e tij për martesë.

Nusja e ardhshme thotë “Po” dhe pritet me brohoritje nga turma e shikuesve. Videoja përfundon me Moriatiel që vendos unazën në gishtin e partneres dhe e puth atë.

Videoja ka mbledhur më shumë se katër milionë shikime që kur u publikua në faqen e Instagramit të eventit “Ironman Europe”.