Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç kërkon kompromis “brenda 10 ditëve”: Ose serbët e Kosovës do largohen nga institucionet


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë ditën e djeshme pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova se do të kërkojë “një zgjidhje kompromisi për 10 ditët e ardhshme” lidhur me çështjen e targave. Në të kundërt, ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet.

“Më njoftuan se nëse nuk ndalet ky persekutim i serbëve, në muajin e ardhshëm të gjitha institucionet e Kosovës do të braktisen nga politikanët dhe deri në fund të shtatorit do të shpërbëhet urdhri i Brukselit i vendosur me Marrëveshjen e Brukselit. Policia, gjyqtarët do të largohen nga postet e tyre.”- theksoi ai, sipas N1.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se “qëllimi” i palës shqiptare është “tortura e popullit tonë në Kosovë e Metohi dhe dëbimi i tyre përfundimtar”.

Por theksoi se “pa marrë parasysh çfarë, kolonat e refugjatëve nuk do të ekzistojnë”.

“Ne do ta shpëtojmë popullin tonë si nga persekutimi ashtu edhe nga pogromi.“- tha ai.