Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Lushnjë, plagosen 6 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku të plagosur kanë mbetur gjashtë persona mes të cilëve një fëmijë.

Përplasja ka ndodhur në rrugën Fier-Lushnjë ku një makinë është përplasur me një mjet bujqësor në fshatin Pirrë.

Të lënduarit kanë shkuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore ndërsa janë identifikuar si Muhamet Kapllani 55 vjeç, Gëzime Kapllani 46 vjeç, Mirel Kapllani 12 vjeç, Muhamet Topi 58 vjeç, Dhurata Kapllani 52 vjeçe e Enea Topi 11 vjeç.

Në gjendje të rëndë janë i mituri Enea Topi, Dhurata Kapllani dhe Muhamet Topi ndërsa të lënduarit e tjerë kanë marrë plagë më të lehta.