Vendosni fjalën kyçe....

Mbante armë zjarri në brez, arrestohet 22-vjeçari nga Tirana në Burrel


Komisariati i Policisë Mat ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Në qendër të qytetit të Burrelit është vënë në pranga 22-vjeçari nga Tirana me iniciale I.R 22-vjeç  i cili u kap me armë zjarri në brez.

Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë dhe 10 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.