Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë me logon “koronavirus” në bagazh, arrestohet shqiptari në Itali


Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.

Trupat e Guardia di Finanza në Varese, gjatë një shërbimi të kontrollit ekonomik të territorit, identifikuan një makinë që po lëvizte me dyshim në zonën industriale të Vedano Olona.

Pas hetimeve paraprake, automjeti rezultoi i regjistruar në emër të një shtetasi shqiptar me precedent penal. Kështu që policët vendosën ta ndjekin në një distancë të sigurt për të monitoruar lëvizjet e tij, siç shkruajnë mediet lokale.

Efektivët morën hapa për të blokuar makinën ku gjetën tre çanta në bagazh të mbushura me drogë. Pas analizave doli të ishte kokainë, e ndarë në pesëdhjetë pako me një peshë totale prej mbi 55 kilogramë.

Shqiptari i cili ishte në të 30-tat e tij, u vu në pranga ndërsa makina e përdorur për transportin e drogës u sekuestrua.

Pasi kontrolluan banesën e shqiptarit, agjentët zbuluan dhe sekuestruan dhe 1500 euro para të gatshme dhe 4 gram marijuanë. I arrestuari më pas u transferua në burgun Miogni në Varese.

Guardia Di Finanza thotë se “Dinamika e fakteve na bën të besojmë se i dyshuari shkoi në zonën industriale, e cila nuk është shumë e frekuentuar, për të shitur drogën te palët e treta.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *