Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me armë një person, arrestohet 49-vjeçari në Krujë


Policia e Krujës ka arrestuar një 49-vjeçar i cili ishte në kërkim për plagosje. Personi i arrestuar quhet Kastriot Alushi, i cili dyshohet për plagosjen e shtetasit me inicialet A.P, ngjarje e ndodhur më 3 qershor.

“Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e  Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin:

-Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen “Sesere”, Krujë, plagosi me armë zjarri , për motive të dobëta shtetasin A.P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë model 63.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *