Vendosni fjalën kyçe....

Kanosi efektivin teksa kryente detyrën, 38-vjeçarit në Gjirokastër i gjendet një thikë gjatë arrestimit


Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Gjirokastër, pasi akuzohet se ka kanosur një efektiv gjatë kohës që ai po kryente detyrën.

Gjatë arrestimit, 38-vjeçarit me inicialet I.O. i është gjetur edhe një thikë. I( dyshuari mësohet se ka qenë ndaluar më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

“Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit I. O., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).”- bën me dije Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.