Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e përbashkët Begaj-Osmani, çfarë thanë dy presidentët


Dy presidentët të Shqipërisë dhe të Kosovës, Bajram Begaj Vjosa Osmani dolën në një konferencë të përbashkët pas takimit të tyre në Prishtinë.

Presidentja Osmani tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës, aty ku nuk ka përfaqësim. Ajo shtoi se objektiv i Kosovës është integrimi në BE dhe në NATO dhe se deri në fund të vitit do të aplikojnë për statusin kandidat.

“Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën drejt BE. Ne në Kosova i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë keni qenë zëri jonë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar

Do të intensifikojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat.

Objektivi ynë strategjik  mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO prandaj do të aplikojmë për statusin në BE deri në fund të këtij vitit.

Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s është siguri më e madhe për ne. Siguria është shndërruar prioritet. Ne po bëjmë koordinim me partneret tanë strategjik që rajoni të ndihet i sigurt.

Sa i takon bashkëpunimit dy palësh është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat të ndërsjelltë. Kam disa vite që kam kërkuar një praktike të tillë. Ndaj mendoj që është koha të bëjmë hapat e duhur.

Po behën përgatitjet për të zbatuar marrëveshjet dhe trajtim të barabartë pa dallime. Presim që BE të jetë me i zëshëm.

Presim sinjale të qartë nga BE të jepen në raport me Serbinë që duhet ë ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon.”– tha Osmani.

Ndërsa Begaj tha se Shqipëria do jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës ne Këshillin e Sigurimit. Ai u ndal pak dhe në tensionet e 31 korrikut në Veri të Kosovës për zbatimin e reciprocitetit dhe përshëndeti maturinë e treguar nga pala kosovare.

 “Vij në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet. Simbolike e lidhjes sonë së pandashme dhe të pandryshueshme.

Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, harta jonë e përbashkët patriotike.

Destinacioni ynë i përbashkët dhe Brukseli dhe bashkimin jonë në aleancën euroatlantike.

Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e shqiptarëve nuk mund te zbehë këtë trashëgimi të lavdishme

Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Reformat integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë.

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian një lajm i mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.  Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, aleanca garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur.

Bota përballet me kërcënime të reja, siguria kombëtare, ushqimore, pandemitë, siguria kibernetike, janë fusha me rëndësi prioritare e kërkojnë bashkëpunim të shtuar.

Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështes të drejtën për shtrirjen e autoritetit dhe zbatimit të ligjit në Veri të vendit.”– tha ai.

Kjo është vizita e parë e presidenti Bajram Begaj jashtë Shqipërisë, pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit.