Vendosni fjalën kyçe....

Man.United synon Milinkoviç-Saviç, mund t’i ofrojë 68 mln euro Lazios


Mesfushori i Lazios, Sergei Milinkovic-Savic mund të transferohet te Manchester United.

Klubi anglez po shqyrton një transferim të mesfushorit serb për 68 milionë euro, sipas Manchester Evening News.

Kontrata e futbollistit 27-vjeçar me skuadrën romake është llogaritur deri në vitin 2024.

Në 37 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, Milinkovic-Savic shënoi 11 gola dhe bëri 11 asistime.