Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me strukturat: Tirana do jetë e para kundër tiranisë së betonit


Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë.

Meta theksoi se Tirana do jetë e para kundër tiranisë së betonit.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se Rama ka betonizuar Tiranën duke shndërruar parqet në kulla betoni.

Meta përmendi kullat në Tiranë të cilat kanë bërë që të mos duket më Kulla e Sahatit.

Më tej ai përmendi edhe shkatërrimin e parkut të lodrave të fëmijëve “7 Xhuxhat” ku ndë vend të tyre u ndërtua një qiell gërvishtës.

“Raporti i Ramës me Tiranës është betoni”-theksoi Meta.