Vendosni fjalën kyçe....

Serena Williams njofton tërheqjen nga tenisi


Ylli i tenisit amerikan Serena Williams ka njoftuar planet e saj për t’u tërhequr nga sporti, duke sinjalizuar se do tërhiqet pas US Open në Nju Jork, i cili fillon në fund të këtij muaji.

Williams, 40 vjeç, njoftoi lajmin në një artikull të Vogue të botuar të martën, duke thënë se nuk i pëlqente fjala ‘pension’ dhe preferonte ta quante vendimin e saj ‘zhvillim’.

“Jam këtu për t’ju thënë se po zhvillohem larg tenisit, drejt gjërave të tjera që janë të rëndësishme për mua.” – tha 23-herë kampionia i Grand Slam-it.

Williams fitoi ndeshjen e saj të parë teke në më shumë se një vit të hënën teksa mposhti Nuria Parrizas-Diaz të Spanjës në Canadian Open.

Amerikania ishte kthyer nga një pushim i gjatë me lëndime në Britaninë e Madhe në fillim të verës, duke luajtur fillimisht dyshe në Eastbourne përpara se të hynte në shortin kryesor në Wimbledon, ku u eliminua në raundin e parë.

US Open në Flushing Meadows duket se do të jetë shansi i fundit i Williams për të barazuar atë që ka qenë një titull i pakapshëm i 24-të Grand Slam-eve teke, që do lidhte rekordin e të gjitha kohërave me Margaret Court të Australisë.

Përveç 23 kurorave të saj në Grand Slam teke, Williams ka fituar 14 tituj të mëdhenj në dyshe së bashku me motrën Venus, si dhe katër medalje të arta olimpike.