Vendosni fjalën kyçe....

Elisa Spiropali nis takimet me strukturat e PS në zonën e saj elektorale; Për Shqipërinë siç i ka hije


Deputetja e PS, Elisa Spiropali, e ka nisur këtë të shtunë ditën me takimin në zonën e Liqenit të Thatë, me strukturat socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: Kudo dhe kurdo me socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije.

Në postimin e një dite më parë, Spiropali fliste për struktura dhe institucione që nuk i binden më ligjit, por klaneve dhe interesave personale.

Në mesazh, nënvizonte se modeli aktual nuk prodhon vetëm padrejtësi, por edhe largim nga politika, nga besimi dhe nga vetë vendi.