Vendosni fjalën kyçe....

Babai me tre fëmijët e mitur aksidentohen me makinë në Elbasan, përfundojnë në spital


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku janë përfshire dhe 3 fëmijë. Mësohet se drejtuesi i një “Benzi” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i lënduar ai, por edhe tre fëmijët e tij të mitur.

Të katërt janë dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”– bën me dije Policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.