Vendosni fjalën kyçe....

PSG s’ndalet në merkato, pranë arritjes së marrëveshjes me Pogba


Asi i mesfushës së Manccester Junajtid dhe Francës, Paul Pogba, është afër marrëveshjes me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, sipas raporteve mediatike, me klubin që po forcohet për tw arritur objektivin kryesor, fitimin e Ligws sw Kampionwve.

Në një dritare transferimi vere të mbushur me aksione, parisienët tashmë kanë shtuar Gini Wijnaldum, Sergio Ramos dhe heroin e kombwtares italiane nw Euro 2020, Gianluigi Donnarumma – të gjitha transferime falas.

Për një tarifë prej 70.6 milionw dollarwsh, kampioni i Serisw A me Interin, mbrojtësi i djathtë Achraf Hakimi, ka ardhur gjithashtu nw kryeqytetin francez.

Por njerëzit e Mauricio Pochettino nuk i kanë mbaruar ende shpenzimet.

Revista kryesore franceze e futbollit L’Equipe pohoi këtë mëngjes se klubi parisien duhet të shkurtojë skuadrën 40 lojtarë në 25, në mënyrë që të rikuperojë të paktën 211 milionw dollarë.

Megjithatw media sportive pretendon se PSG-ja wshtw pranw arritjes sw njw marrëveshjeje me Pogba, i cili dikur mendohej se ishte i etur për një lëvizje te Reali i Madridit, por tani thuhet se po i jep përparësi një kalimi në kryeqytetin francez.