Një pushues është plagosur në Sarandë, pasi është hedhur në det nga trampolina.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur shtetasi E.M 28 vjeç nga Tepelena.
Mësohet se i riu është hedhur me kokë në det dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.
Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Sarandës, ku pas mjekimit atje është nisur me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranës.
Sipas bluzave të bardha i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.