Vendosni fjalën kyçe....

21-vjeçari në Itali tërhiqet zvarrë nga kamioni-cisternë, shoferi nuk e kishte kuptuar


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ankona të Italisë, ku një 21-vjeçar është përplasur për vdekje nga një cisternë.

Sipas “Ansa.it”, viktima ishte një azilkërkues nga Somalia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kur azilkërkuesi i ri ndali pranë stacionit të autobusit në via Marconi. Por u tërhoq zvarrë për disa metra nga një kamion-cisternë që kalonte.

Shoferi thuhet se nuk e vuri re atë që ndodhi dhe vetëm dëgjoi një zhurmë të madhe, pa e kuptuar në fakt se i riu ishte poshtë kamionit.

Policia bashkiake dhe punonjës shëndetësorë nxituan në vendngjarje, por i riu ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda që kishte marrë veçanërisht në këmbë.