Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Skuraj të Kurbinit aktiv prej disa ditësh, kërkohet ndërhyrja nga ajri


Prej disa ditësh zjarri në fshatin Skuraj në Kurbin vijon të mbetet aktiv.

Për pasojë raportohet se dëmet janë të konsiderueshme. Sakaq mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë pasi terreni është malor.

Banorët prej ditësh kanë apeluar që institucionet të marrin masa. Ndërkohë e gjithë zona e Malësisë është e mbuluar nga tymi. Ndërkaq kërkohet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.