Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Sarandë, transportohet me helikopter në Tiranë e mitura


Një vajzë e mitur është rrëzuar pasditen e sotme nga kati i dytë i banesës në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh ndërsa katërvjeçarja është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës,  në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore  më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”