Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në vend, fshatra të bllokuara nga bora dhe akse problematike


Me rikthimin e shirave dhe reshjeve të dëborës, kanë nisur sërish problemet në qarkullim në disa prej akseve rrugore, ndërsa disa fshatra kanë mbetur të bllokuar nga dëbora.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së rrugëve në të gjithë territorin e vendit dhe zbulon zonat më problematike.

Kryesisht zona veriore paqaret më shumë probleme me disa fshatra në Shkodër e në Dibër të bllokuara.

SITUATA

  • Qarku Shkodër:

Bashkia Shkodër:
Aksi rrugor rural Shkodër-Bregu i Lumit është ende i bllokuar në Malin e Shoshit, ku ka rreth 70 cm dëborë. Po punojnë 2 borëpastruese.
Aksi rrugor rural Bogë-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, ka mbi 2 metër dëborë. Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Shalë dhe Shosh janë të bllokuara nga dëbora, ku trashësia është rreth 70 cm.

Bashkia Vau Dejës:
Aksi rrugor Drisht-Shllak vazhdon të jetë i bllokuar. Aktualisht po punon 1 fadromë e bashkisë.

Bashkia Malësi e Madhe:
Aksi rrugor rural Gropat e Selcës-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Fushë-Arrëz: 
Situata në këtë bashki paraqitet e stabilizuar si pasojë e rritjes së temperaturave. Në njësinë administrative Iballë është punuar për zhbllokimin e disa rrugëve rurale në disa fshatra, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara.

  • Qarku Dibër:
    Akst rrugore nacionale janë të qarkullueshme pa probleme, përveç aksit rrugor Ura e Çerenecit-Steblevë, ku në segmentin Klenjë-Steblevë ka pasur vështirësi nga ngrica. Rrugët rurale të fshatrave të bllokuara që lidhen me qendrat e njësive administrative janë: Fshati Ketë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos, si dhe pjesërisht fshatrat e njësisë administrative Muhurr dhe Zall-Dardhë, bashkia Dibër. Punohet per hapjen e tyre.

 

  • Qarku Kukës:
    Në të gjithë qarkun akset rrugore nacionale kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Kryqëzimi Domaj-Draj Reç që është qarkulluar pjesërisht me zinxhirë.

Bashkia Kukës:
Aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën vazhdon të jetë ende i bllokuar. Të bllokuara janë një pjesë e rrugëve rurale të fshatrave të njësisë administrative Kalis, Bushtricë dhe Grykë-Çajë.

Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë:
Punonjës 15 dhe 6 fadroma.

Bashkia Tropojë:
Të gjitha qendrat e njësive administrative janë të kalueshme me akset rrugore nacionale. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Lekbibaj me fshatrat saj.
Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë: Punonjës 6 dhe 2 fadroma.

  • Qarku Gjirokastër:
    Akset rrugore nacionale dhe rurale kanë qenë të gjitha të kalueshme normalisht. Rrugët rurale të fshatrave kanë qenë të kalueshme pa probleme, përjashtuar aksin rrugor Kolonjë-Golem që qarkullohet pjesërisht me vështirësi.

 

  • Qarku Elbasan:
    Bashkia Librazhd:
    Të gjitha akset rurale kanë qenë të hapura, përveç rrugës rurale Togëz-Qarrishtë, e cila vazhdon e bllokuar në segmentin Ligavec-Qarrishtë dhe për këtë arsye mbetet i bllokuar edhe fshati Qarrishtë. Në njësinë administrative Orenjë rrugët e fshatit Dranovicë dhe Kostenjë janë të bllokuara, por po punohet për hapjen e tyre./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *