Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid bën “listën e zezë”, planifikon largimin e 8 futbollistëve


Real Madridi raportohet se dëshiron që të largojë tetë futbollistë në afatin kalimtar të kësaj vere.

“Los Blancos” kanë sjellë Aurelien Tchouamenin dhe Antonio Rudigerin këtë verë, teksa Carlo Ancelotti së fundi pohoi se klubi nuk do të nënshkruajë me ndonjë lojtarë tjetër këtë verë.

Megjithatë, nga “Santiago Bernabeu” pritet të ketë një numër të madh largimesh.

Sipas “Marca”, kampionët e Evropës dhe Spanjës kanë bërë tashmë një listë me emrat e futbollistëve që nuk janë pjesë e planeve të tyre.

Marco Asensio, Dani Ceballos, Takefusa Kubo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Borja Mayoral, Alvaro Odriozola dhe Reinier Jesus janë futbollistët që Reali është i gatshëm për t’i larguar.