Vendosni fjalën kyçe....

“Dialogu me Serbinë nuk është prioritet” – Daçiç nuk habitet me deklaratën e Kurtit, si përgjigjet ai


Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç ka reaguar këtë të martë pas deklaratës së kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit tha se dialogu me Beogradin nuk ishte prioritet për të.

Në një intervistë për “TV Pink”, Da­çiç tha se nuk është i habitur me deklaratën e Kurtit.

Daçiç tha se nëse Kurti do të jetë Kryeministër, dialogu nuk do të jetë i lehtë. “Ai kurrë nuk ishte shumë optimist për marrëdhëniet me Serbinë. Gjëja e rëndësishme është që ne të kemi unitet midis serbëve që do të thotë se ne mund të kryejmë politika serioze.”– tha ai, citon N1.

Daçiç, i cili është udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), tha se një numër i madh i serbëve të Kosovës votuan për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse ajo parti është lidhja e tyre me Serbinë.

“Serbët treguan unitet në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne mund të ndjekim një politikë serioze të mbështetjes së popullit serb. Nëse nuk ka serbë në Kosovë dhe Metohi, ky problem humbet rëndësinë e tij. Pothuajse të gjithë serbët në Kosovë dhe Metohi votuan për serbët Kjo tregon besim në Listën Serbe. Mishërimi i lidhjes me Beogradin.”– deklaroi Daçiç, citon novosti.rs.

Ai u ndal edhe te urimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë për qeverinë e re, duke u shprehur se shpreson që qëllimet e përbashkëta të të gjithëve të ishin ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal.

“Pavarësisht nga perspektivat e dialogut, qëllimi është të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal. Është koha të kthehemi në një agjendë që është realiste dhe e qëndrueshme, që Prishtina të bashkohet me ‘mini Shengen’, për të zgjidhur problemet e jetës së njerëzve, nëse nuk mund të biem dakord për një zgjidhje më të përhershme.”– shtoi Daçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *