Vendosni fjalën kyçe....

Selia blu mbushet me mbështetës, presin me brohoritje Sali Berishën


Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, në selinë e Partisë Demokratike janë grumbulluar qindra persona.

I gjithë oborri i selisë blu është mbushur me makina dhe njerëz, të cilët presin orën 19:00 për të marshuar drejt Kryeministrisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, rreth 15 minuta para nisjes së protestës.

Berisha ka zgjedhur që të shkojë në seli dhe më pas i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të PD-së së bashku me mbështetësit të shkojnë drejt zyrës së qeverisë.