Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, me rëndësi të zbatohet ligji


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pak minuta nga nisja e protestës së opozitës.

Ambasadorja Kim është shprehur gjatë një aktiviteti që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji, raporton BalkanWeb.

Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.