Vendosni fjalën kyçe....

De Ligt arrin marrëveshje personale me Bayern Munich


Matthijs de Ligt karrierën pritet që ta vazhdojë në Bundesligë.

“Sky Sport Germany” ka raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Bayern Munich.

De Ligt thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale, teksa tani mbetet të shihet nëse do të arrihet edhe një marrëveshje mes klubit gjerman dhe Juventusit.

“Zonja e Vjetër” thuhet se kërkon të paktën 80 milionë euro për shitjen e mbrojtësit holandez.

22-vjeçari, kohë më parë ia ka bërë të qartë Juventusit se e dëshiron largimin. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Për ish-mbrojtësin e Ajaxit interesim serioz besohet se ka shprehur edhe Chelsea.