Vendosni fjalën kyçe....

“Ky është spoti më i mirë i protestës”


“Ky është spoti më i mirë i protestës”– kështu shprehet avokati i njohur Altin Goxhaj, ndërsa ndan një video në Facebook të shkëputur nga intervista e djeshme e gazetarit Ben Andoni, i cili njihet si një kritik i vjetër i Sali Berishës por që pranoi se do të dilte në protestë.

Goxhaj thotë se po e uron për ditëlindje gazetaren Ilirjana Kuçana me këtë spot:

 “Ilirjana Kuçana gëzuar ditëlindjen dhe po ta uroj me këtë spot kaq të fortë që erdhi si pasojë e përballjes tënde me gazetarin e majtë Ben Andoni dje në Vizion Plus.

KY ËSHTË SPOTI MË I MIRË I PROTESTËS #7Korrik”- shkruan Goxhaj.

 

Një ditë më parë, gazetari i njohur Ben Andoni i befasoi të ftuarit dhe moderatoren e Quo Vadis, Pranvera Borakaj kur deklaroi se mezi pret të largohet nga Shqipëria.

Borakaj e pyeti nëse do të merrte pjesë në protestën e 7 korrikut, Andoni e pohoi këtë duke thënë: “Po, mezi pres të largohem nga Shqipëria” .

Gjatë diskutimit në studio, Andoni tha se PD-së i mungojnë elementët konservatorë ndërsa Berishën e konsideroi një politikan me ide komuniste.

“Mënyra se si do organizohet do të tregojë shumë për cilësinë e protestës.”- shtoi ai.