Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona


Një sherr mes të rinjve në Tiranë ka përfunduar me dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Frederik Shiroka ku disa të rinj jaë përplasur duke u goditur me sende të forta.

Për pasojë janë dëmtuar 26-vjeçari M.B. e 32-vjeçari E.A.

26-vjeçari ka marrë ndihmën në spital e më pas është larguar ndërsa i riu tjetër ndodhet ende në spital. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e përplasjes mes të rinjve.