Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk gjejmë dot staf, të rinjtë zgjedhin emigrimin”- Stomatologia fton qytetarët t’i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha


Një mjeke stomatologe e cila do t’i bashkohet protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve nga selia e Partisë Demokratike.

Pasi PD njoftoi se do hapte selinë dhe foltoren për qytetarët që donin të shprehnin shqetësimet e tyre personalisht, stomatologia Artemisa Halili ishte e para që u bashkua.

Ajo renditi disa nga problemet me të cilat përballet në profesionin e saj që e kanë bërë të bashkohet me protestën.

“Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të. 

Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime.

Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin.

Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë.”– tha zonja Halili duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës.

DEKLARATA E PLOTË

Pse protestoj më 7 korrik.

Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6 vjecare.

Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror.

Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe Shoqërisë civile me 7 korrik.

Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të. 

Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime.

Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin.

Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë.

Për këto pasiguri do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik.

Bashkohu edhe ti!

Të gjithë bashkë dëgjohemi më fort!

Shqipëria është në rrezik!