Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i Ujësjellësit bie në greminë në malin e Çikës, forcat e shpëtimit drejt vendngjarjes


Një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë është rrëzuar në Malin e Çikës.

Punonjësi 55-vjeçar me inicialet A. A., thuhet se është dëmtuar dhe forcat e shpëtimit janë nisur drejt vendngjarjes për t’i ardhur në ndihmë.

“Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.”- bën me dije Policia.