Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Amnistia fiskale për të pastruar paratë e Ramës dhe Veliajt, inceneratori i Tiranës 170 mln euro evazion fiskal


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin ‘Politiko” e amnistia fiskale ka vetëm një qëllim, pastrimin e parave të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me inceneratorët.

Kryemadhi paralajmëroi se shumë shpejt do të publikojnë një material për evazion fiskal nga inceneratorët.

Amnistia fiskale qëllimin e vetëm që ka është për të pastruar paratë e Ramës, Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me inceneratorët. Shumë shpejt kemi gati materialin për evazionin fiskal të inceneratorëve.

Rama do të bëjë sikur po flet për një amnisti fiskale për ata që janë emigrantë apo biznese të tjëra unë jam e bindur që biznese të tjera shqiptare nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë. Me këtë përfitojnë vetëm ata që kanë bërë evazionin fiskal.

Vetëm në rastin e inceneratorëve në dosjen që ne kemi përgatitur dhe që shumë shpejt do t’ia bashkangjisim prokurorisë së posaçme, për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë 170 milionë dollarë para të fryra me fatura fiktive përveç faturave të fryra mungon dhe detyrimi i paguar në zyrat e tatim taksave shqiptare.

Po të ndjekësh skemën dhe shumë kompani të tjera që fitojnë punë publike kanë fatura fiktive me fatura të fryra dhe përveç kësaj nuk është derdhur as TVSH”-tha Kryemadhi.