Vendosni fjalën kyçe....

Statusi i Ukrainës për kandidat në BE është ‘simbolik’ – Kryeministri i Belgjikës


Dhënia e statusit të vendit kandidat për në BE është një ‘mesazh simbolik’ i rëndësishëm për të mbështetur Kievin në mes të konfliktit të vazhdueshëm me Rusinë, tha të enjten kryeministri belg Alexander De Croo. Pranimi i vendit në bllok, megjithatë, do të marrë ‘shumë vite’ dhe ‘shumë reforma’, paralajmëroi ai.

Ukraina e mori statusin e kandidatit gjatë samitit të BE-sw. Parlamenti i BE-së e mbështeti me shumicë dërrmuese masën të enjten, ndërsa javën e kaluar Komisioni i BE rekomandoi dhënien e një statusi të tillë Kievit.

Duke folur përpara samiti të bllokut, De Croo përsëriti mbështetjen e Belgjikës për dwshirat e Kievit për anëtarësim në BE.

“Ukrainasit po luftojnë për vlerat tona, për vlerat tona të demokracisë, sigurisë dhe paqes. Dhënia e një sinjali popullatës ukrainase me statusin e kandidatit është një mesazh simbolik shumë i rëndësishëm.” – tha De Croo.

Megjithatë, procesi i pranimit në bllok do të jetë një rrugë me gunga pasi vendi duhet të trajtojë një gamë të gjerë çështjesh për të përmbushur standardet e BE-së, vuri në dukje kryeministri.

“Kjo nuk do të thotë se Ukraina së shpejti do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Është një proces shumëvjeçar me shumë reforma që do të jenë shumë të vështira dhe për ne është shumë e rëndësishme të japim një sinjal të fortë simbolik.” – shpjegoi De Croo.