Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet drejtoresha e re e Operas dhe Baletit, kush do e zëvendësojë Zana Çelën


Zgjidhet drejtoresha e re e Operas dhe Baletit. Sipas “News 24” ajo do të Abigela Voshtina, e cila u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.

Shtatë kandidatët për drejtimin e operas dolën para komisionit për të prezantuar platformat menaxheriale më 7 qershor. Ata ishin: Zana Çela, Josif Gjipali, Adela Muçollari, Abigela Voshtina, Kleanthi Gjika, Tomorr Kokona dhe Arben Skënderi.

Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. 

Kujtojmë se Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas. Ajo ka bashkëpunuar si me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që do pasojë në detyrën e re, Zana Çelën.