Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë kati i katërt i  një banese në Tiranë


Kati i katërt i një banese është përfshirë nga flakët në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. 

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. 

“Më datë 20.06.2022, në rrugën “Hamdi Sina”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një banese dhe si pasojë  ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftim.