Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në zonën e Tales në Lezhë, rrezikohen banesat në zonë


Një zjarr ka përfshirë zonën e “Kënetës” pranë bregdetit të Tales në Lezhë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 17:00 dhe me ndihmën e erës janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.

Dy automjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.