Vendosni fjalën kyçe....

“Do ta rindërtojmë Ukrainën patjetër” – Zelensky tregon përmes fotosh shkallën e shkatërrimit


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar fotot e shkatërrimeve në shkallë të gjerë në zonat e populluara të shkaktuara nga sulmet ruse dhe premtoi edhe një herë të rindërtojë Ukrainën.

“Ne patjetër do ta rindërtojmë Ukrainën. Rrugë dhe lagje, qytete dhe fshatra të qetë. Ne do të shërojmë trupat nga plagët dhe shpirtrat nga humbjet. E gjithë kjo nuk është një përmbledhje e një filmi fiction. E gjithë kjo është realiteti dhe e ardhmja jonë.”- ka postuar presidenti në Telegram.

Më 24 shkurt, Rusia nisi një fazë të re të konfliktit me Ukrainën, një pushtim në shkallë të plotë.

Sipas zyrtarëve ukrainas, pushtuesit rusë granatojnë dhe bombardojnë qytete, qyteza dhe fshatra të Ukrainës, torturojnë dhe vrasin civilë. Por forcat mbrojtëse të Ukrainës po i rezistojnë dhe që nga 14 qershori, rreth 32 mijë e 500 ushtarë rusë thuhet se u eliminuan.