Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Durrës, policia jep detaje: Shoferi përplasi dy efektivët, arrestohet njëri prej personave që ndodhej në mjet me armë zjarri


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Durrës ku ka shpjeguar se një mjet që po lëvizte në sens të kundërt nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Mjeti ka vijuar lëvizjen dhe ka përplasur më pas dy punonjësit e policisë ku njëri prej efektive ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një nga personat që ndodhej në makinën që shtypi policët u arrestua dhe ju kap një armë zjarri pistoletë.

Një automjet lëvizte në sens të kundërt dhe Forcat operacionele të Durrësit i kanë bërë shenjë të ndalojë por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen dhe nuk i është bindur urdhrit, duke përplasur dy punonjës policie, njëri prej të cilëve ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të personit tjetër që ishte në mjetin Range Rover të bardhë”-njofton policia.