Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Elbasani: Po përgatitemi për betejë me regjimin e Ramës


Kryetari i dalë në PD nga zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit. Sali Berisha përcolli një mesazh nga Elbasani, gjatë takimi me intelektualë.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike po përgatitet për betejë me regjimin. 

Lideri demokrat kërkoi angazhimin e strukturave lokale të PD në mënyrë që Edi Ramës t’i shkurtohen ditët në pushtet.

“Duhet t’u informoj se ne përgatitemi për betejë me këtë regjim. Pse përgatitemi për betejë me këtë regjim? Të dashur miq, nëse Partia Demokratike do kishte qëndruar si një forcë beteje, si opozitë me të gjitha detyrimet e saj, të gjitha këto që po flasim nuk do të kishin ndodhur dhe Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet në mënyrë absolute. Partia Demokratike mbajti qëndrime vetëvrasëse në vitet që shkuan. Të mos harrojmë, kemi një gjë, ju jeni të rinj dhe po anëtarësoheni sot, por ne të tjerët jemi ata që ishim 8 vite. Dhe çfarë kërkohet nga ne? Kërkohet që të mos jemi më ata që ishim 8 vite, të dalim nga apatia jonë. E kam theksuar dhe do ta theksoj, Partia Demokratike ka sot një armik shumë të fortë tek vetja e vet, duhet të dalë nga apatia. U rithemeluam, ju shprehni besim, është një gjë shumë e madhe, por vetë demokratet, drejtuesit në radhë të parë, se anëtarësia është e gatshme, duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe nuk mund të lënë këtë qeveri të sillet në këtë mënyrë, të caktojë borde për të rritur çmimet dhe për të justifikuar rritjen e çmimeve, bordet mbrojnë krye këput interesat e Edi Ramës dhe oligarkëve. 800 milionë është fatura që kanë paguar qytetarët shqiptarë për shkak të bordeve”, u shpreh Berisha.