Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni në Francë ka arritur kulmin – Ministri i Financave


Inflacioni në Francë ka arritur kulmin e pritet të qëndrojë në një nivel të lartë për disa muaj të tjerë përpara se të ulet në mënyrë progresive, sipas ministrit të Financave, Bruno Le Maire. Norma arriti në 5.2% në maj.

“Deri në fund të vitit 2023, ne duhet të shohim një rënie progresive të inflacionit. Mund të kemi një inflacion rreth 2% drejt fundit të vitit 2023.” – tha Le Maire për radion ‘France Inter’ të mërkurën, duke shtuar se ai nuk parashikonte një recesion.

Parashikimi sugjeron se ekonomia do të rritet me 4% në 2022, tha ai, duke shtuar se qeveria franceze do të paraqesë parashikime të rishikuara të rritjes ekonomike deri në fillim të korrikut.

Ekonomia e vendit pa një rënie të papritur në tremujorin e parë të vitit aktual, pasi konsumatorët luftuan për të përballuar inflacionin në rritje që arriti një nivel rekord prej 5.2% gjatë 12 muajve në maj, treguan të dhënat e publikuara këtë javë.

“Nëse politika monetare nuk ndryshon, ne nuk do ta ulim inflacionin në një nivel më të arsyeshëm prej rreth 2%.” – tha Le Maire, duke theksuar se ishte përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane të ndërmerrte veprime progresive për të ulur inflacionin.

Inflacioni në eurozonë në maj parashikohet të arrijë në 8.1% kundrejt 7.4% të regjistruar në prill.