Vendosni fjalën kyçe....

Grabiten gjatë natës çifti i të moshuarve në Malësi të Madhe


Një çift të moshuarish janë grabitur gjatë natës së mbrëmshme në Vermosh, Malësi e Madhe.

Ata janë lidhur nga grabitësit e më pas janë plaçkitur. Të moshuarit e grabitur janë Tom Tinaje  bashkëshortja e tij.

Mësohet se grabitësit janë përplasur me mjetin e tyre e më pas kanë marrë një mjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u larguar më pas drejt pikës kufitare të Grabomit.

Më pas ata dyshohet se janë futur në Malin e Zi pasi kanë braktisur makinën e grabitur.