Vendosni fjalën kyçe....

Basha dërgon kurorë në shenjë ngushëllimi, familjarët e ish-Presidentit Nishani ja heqin (Video)


Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të zhvilluar për ish-Presidentin Bujar Nishani por ai ka dërguar me postë një kurorë në ceremoni.

Por kurora e dërguar nga Lulzim Basha është hequr menjëherë nga stafi.

Në video shihet se si largohet kurora e dërguar nga Basha menjëherë pas vendosjes.

Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shumë të tjerë.

Gazment Bardhi, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeaj ishin pjesëmarrës në ceremoni nga mbështetësit e Bashës.