Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk reagon ndaj telenovelës Depp-Heard, i bën thirrje ish së dashurës


Elon Musk, miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, ka folur për mosmarrëveshjen e hidhur që përfshin ish të dashurën e tij, Amber Heard dhe aktorin Johnny Depp, duke i këshilluar të dy që të hedhin të kauarën pas krahëve.

“Shpresoj që të dy të vazhdojnë përpara. Për të mirën e tyre, ata janë të dy të jashtëzakonshëm.” – shkroi Musk në Twitter në përgjigje të një postimi nga drejtuesi i podcast-it Lex Fridman duke iu referuar çështjes gjyqësore ‘Depp kundër Heard’.

Musk ka qenë në një lidhje me Heard, me Depp që pretendonte në padinë e tij se aktorja dhe sipërmarrësi kishin filluar lidhjen e tyre pas shpinës së tij një muaj pasi Depp dhe Heard u martuan.

Një zëdhënës i Musk, megjithatë, mohoi akuzat, duke këmbëngulur se ‘Elon dhe Amber nuk filluan të takoheshin deri në maj 2016, dhe madje edhe atëherë kjo gjë ndodhte rrallë’. Sipas përfaqësuesit të miliarderit, marrëdhënia mes të dyve ‘nuk u bë romantike deri pak kohë më vonë’.

Miliarderi ishte listuar si një dëshmitar i mundshëm për Heard në gjyq, por me sa duket është hequr. Depp dhe Heard, të cilët filluan të takoheshin në vitin 2011 dhe u martuan në shkurt 2015.

Megjithatë, 15 muaj më vonë, Heard bëri kërkesë për divorc, duke e akuzuar burrin e saj se e kishte dhunuar fizikisht. Në atë kohë, një gjykatë lëshoi ​​një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj aktorit të nominuar për Oscar.

Depp, nga ana e tij, mohoi fuqimisht dhunën fizike ndaj gruas së tij. Procedurat e divorcit u përmbyllën në vitin 2017, por më vonë të dy u përfshinë në një përballje të hidhur në sallën e gjyqit.

Në vitin 2019, Depp ngriti një padi kundër Heard për 50 milionë dollarë për shpifje në lidhje me shkrimin e saj të Washington Post në vitin 2018 mbi dhunën seksuale, në të cilën aktorja e përshkroi veten si një ‘figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje’. Në artikull, Heard dha hollësi mbi përvojën e saj të supozuar të dhunës në familje.

Në padinë e tij, Depp pretendoi se shkrimi i Heard-it e kishte shpifur atë dhe më pas i kishte shkaktuar atij humbje të të ardhurave. Aktori mohoi edhe një herë të ketë abuzuar me ish-gruan e tij dhe këmbënguli se Heard ‘nuk ishte viktimë e abuzimit në familje’, por më tepër ‘autore e saj’.

Në vitin 2020, gazeta britanike Daily Mail publikoi regjistrime telefonike, që duket se të paktën pjesërisht vërtetojnë pretendimet e Depp-it, pasi Heard mund të dëgjohej duke pranuar se ‘goditi’ ish-bashkëshortin e saj. Heard u përgjigj me një kundërpadi për 100 milionë dollarë, duke e akuzuar Depp për dëmtimin e reputacionit të saj.

Gjyqi në çështjen Depp kundër Heard filloi më 11 prill 2022, me jurinë që pritet të japë një vendim