Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të ngrihemi dhe t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie


Kryetari i PD, Sali Berisha, u është drejtuar demokratëve me tone motivuese, duke u thënë se duhet të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Berisha thotë se 44 mijë anëtarë të PD janë gati për “beteja”, teksa thekson se “regjimi” i Edi Ramës është “kalbësirë” dhe se mund të largohet nga qeveria.

Nuk ka vend në Europë, veç Rusisë dhe Bjellorusisë, ku të drejtat e njeriut dhunohen më shumë se në Shqipëri. Ku është zëri ynë? Duhet t’ia shtrojmë çdo ditë pyetjen vetes. Duhet të hedhim pas dhe poshtë qëndrimet e deri tanishme apatike të PD. Ata që e rithemeluan PD, e rithemeluan pikërisht për këtë qëllim. Pse e rithemeluan? Sepse donin ta shihnin partinë e tyre parti të interesit kombëtar. A dini ndonjë vend tjetër që interesi kombëtar të shkelmohet në mënyre flagrante më shumë se e bën Edi Rama?”-tha Berisha.