Vendosni fjalën kyçe....

Berisha komenton listën: Ndaj Topallit dhe Imamit ka pasur qëndrim brutal, Zhupa ka ngritur çështje të rëndësishme në Kuvend


Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha, deklaroi para mediave se lista e emrave të kandidatëve për Kryesinë e PD që do të votohen nesër, është një listë e shkëlqyer.

Ish-kryeministri tha se të gjithë ata që u angazhuan në procesin e Rithemelimit dhe dhanë kontribut janë pjesë përbërëse e listës.

Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces, dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Komisioni në mbledhjen e tij, siç parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.

Berisha tha se në listë janë përfshirë zonja dhe zotërinj me kontribute të larta, duke përmendur rikthimin e Jozefina Topallit dhe Arben Imamin mes tyre, për të cilët tha se është bërë një padrejtësi në të shkuarën, duke e quajtur “qëndrim brutal”.

Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërtetje  kritika dhe sugjerime janë të mirëpritur të vazhdojnë vërejtjet ndaj Berishës pa asnjë hezitim, por gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë, Topalli dhe Imami janë propozuar, ndaj tyre patur një qëndrim brutal ndaj tyre”-tha Berisha.

Berisha u pyet se pse është përfshirë në listë deputetja Ina Zhupa,. Ai tha se ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kuvend dhe se ka ngritur çështje të rëndësishme

Sigurisht që listën secili mund ta bënte me ndryshe por gjykoj se është e shkëlqyer. Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20 anëtarë, pra s’ka asnjë lloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar”-deklaroi Berisha.