Vendosni fjalën kyçe....

Balla i përgjigjet Alibeajt: E kemi legjitimitetin ta zgjedhim presidentin, por do donim të zgjidhej me 84 vota


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli sot për mediet lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, ku përsëriti qëndrimin që = maxhoranca nuk do të propozojë asnjë kandidat deri në raundin e tretë.

Ai iu përgjigj dhe një deklarate të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt, i cili tha maxhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin e ri. Sipas Ballës, Partia Socialiste e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin, pro do të donin që të zgjidhej me 84 vota.

“Ne shqiptarët na besuan 78 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por këto nuk u arritën të konfiguroheshin në mandate për shkak të problematikave. PS jo vetëm që ka legjitimitetit dhe numrat por do të punojmë brenda Kuvendit që të arrijmë të sigurojmë më shumë se votat që kemi të dhëna nga shqiptarët, në kuptimin që 74 ka grupi parlamentar i PS, pastaj me radhë edhe grupet e tjera.

Kam komunikuar me dy grupet e tjera të opozitës me të cilët do të vijojmë në ditët në vijim që ky dialog konstruktiv të vazhdojë. Në ditët në vijmë do të vijojmë në mënyrë që ky dialog konstruktiv brenda Kuvendit të vijojë. Kësaj historisë që tjerr Alibeaj se PS nuk e ka legjitimiteti e ka shumë gabim dhe ne i kemi numrat, pra të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje, por ju do të jeni dëshmitarë.”– tha Balla.

Mes të tjerash, Balla hodhi poshtë mundësinë që kreu i ardhshëm i shtetit të jetë një emër i propozuar nga salla e parlamentit aktual.

“Deri të dielën në orën 18:00 nuk do të ketë propozim nga ana e PS. Kemi rënë dakord që nuk do të propozojmë ne kandidatë deri në raundin e tretë. Para 10 ditëve në një nga takimet publike, kemi diskutuar dhe thënë që deri në raundin e tretë do të jetë fryma e këtij dokumenti ku kanë të drejtë të pozojnë. Ata të sjellin një listë me argumentet konkretë dhe ta diskutojmë. Kjo nuk ka ndodhur. Më pas të martën kjo u sqarua tërësisht.

Të gjitha keqkuptimet që janë pasur janë sqaruar. Ua thash, ne do të vazhdojmë të dialogojmë me grupet e tjera të opozitës në një proces të nevojshëm. S’e gjej me vend që PD siç u informova të ketë marrë vendimin të insistojë tek varianti me Avokatin e Popullit. Ai variant nuk përdoret për Presidentin e Republikës. Ku ka ndryshuar qëndrimi ynë apo shkelur marrëveshjen? Një listë e mbyllur të jetë imponim i kapicës nuk është formulë. Kushtetua imponon negocim. Kryetari i PS, Rama ka qenë i drejtpërdrejt në diskutimet e bëra ku ka thënë që përjashtojmë një President nga salla e parlamentit.”- tha Balla.

Ai shigjetoi dhe presidentin aktual Ilir Meta duke thënë: “E kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht, apo kriteret që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president; te krejtësisht i kundër nga Ilir Meta. Merreni Ilir Metën se si ka funksionuar, duhet të kemi një president ndryshe.”