Vendosni fjalën kyçe....

Xhaferaj për Berishën: U kthye nga pensioni politik për të futur opozitën në pension politik


Ferdinand Xhaferaj në një prononcim për mediet në ambientet e jashtme të Kuvendit, komentoi rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD.

Deputeti demokrat u shpreh se nuk ka dalë një zgjidhje nga këto zgjedhje, pasi sipas tij Berisha u rikthye për të nxjerrë në “pension politik” opozitiën.

“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, njerëz që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës.

Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën.”- u shpreh Xhaferaj.