Vendosni fjalën kyçe....

Merren në mbrojtje familjarët e dëshmitarëve të drejtësisë Dumani dhe Hoxhaj


Nuredin Dumani dhe bashkëpunëtori i tij  Henrik Hoxhaj, tashmë me statusin e të penduarit të drejtësisë pas dëshmive të dhëna para prokurorëve të SPAK për vrasjet e bujshme ku ata janë përfshirë duke treguar bashkëpunëtorët dhe porositësit ka bërë që familjet e tyre të merren në mbrojtje nga policia.

Famiiljarët e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë marrë në mbrojtje nga autoritetet për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e kriminelëve që kanë rënë në grackën e hetimeve dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet, raporton Neës 24.

Pas dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt, prokuroria e posaçme ka mundur të hedhë dritë mbi krime të ndryshme të kryer në 10 vitet e fundit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan ku janë përfshirë 8 grupe të ndryshme kriminale.