Vendosni fjalën kyçe....

Fiorentina ia mbyll Juves sezonin me humbje dhe arrin Europën, Atalanta humb me Empolin


Fitorja e Fiorentinës ndaj Juventusit e dërgon atë në garat evropiane. “Zonja e vjetër” e ka mbyllur kështu me humbje Serian A duke u renditur në vendin e katërt.

Fiorentinasit fituan 2-0 ndaj bardh e zinjve.

Në sfidat e tjera, Atalanta humbi 0-1 përballë Empolit duke humbur edhe aktivizimin në garat evropiane.

Ndërkohë Lazio e kualifikuar në europë barazoi 3-3 me Veronën.

Ndërsa Bologna fitoi përballë Genoas në sfidën e fundit të Seria A.

Ditën e nesërme vendoset edhe fituesi i Seria A, ku Milani dhe Interi luftojnë deri në fryëmn e fundit se kush do fitojë titullin më të rëndësishëm në Itali.

Ac Milan luan ndaj Sassuolos ndërsa Interi përballë Sampdorias.