Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti demokrat: Berisha pengon PD-në të bashkohet, po u zgjodh në krye të saj non grata, partia izolohet


Ish-deputeti demokrat Roland Bejko ka thënë sot se Berisha është personi që e pengon PD-në që të bashkohet dhe në rast se ai zgjidhet në krye të partisë atëherë kjo e fundit do hyjë në izolim të thellë.

Po kështu ai tha se SHBA-të do njoftojnë se nuk e njohin Berishën në krye të PD-së ndërsa tha se e gjithë ajo që po ndodh i shkon për shtat kryeministrit Rama.

“PD nuk ka një bari, nuk ka një grup të unifikuar. PD-në e pengon Berisha të unifikohet, sepse i bën hezitues deputetët. Deputetët nuk mund të jenë pjesë e Berishës, sepse nëse do të jetë zyrtarisht kreu i PD ne do të shikojmë që SHBA-të do njoftojnë që nuk e njohin Berishën si kryetar dhe do shkëpusin marrëdhënien me PD-në dhe ajo do futet në izolim të plotë.  Kjo i intereson Ramës. Ka deputetë që dyshojnë që Alibeaj është në grupin e Bashës. Opozita është pengë i problemeve të veta, prej një njeriu. Basha ikur, por ka faj ky tjetri, Berisha e di që nuk po e çon askund opozitës.”  – tha Bejko.