Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: 25 Maji do jetë ditë pushimi, kush s’është nga Tirana do vijë pas orës 18:00


Data 25 Maj do të jetë ditë pushimi për administratën në qarkun e Tiranës. Ky ka qenë vendimi që mori sot Këshilli i Ministrave.

Sipas ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kjo bëhet në kuadër të masave për finalen e Conference League.

 “Sot qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark.

Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë.

Kemi një interes për gati 5-6 herë më shumë seç ka kapaciteti i Air Albania. E para atë ditë në 25, do të jetë një ditë pa makina, pra nuk do të ketë lëvizje të makinave përveç urgjencave dhe ajo që është e rëndësishme, të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në 18:00. Pra kush do të vijë në Tiranë për t’iu bashkuar festës do të vijë në Tiranë pas orës 18:00.”– tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.