Vendosni fjalën kyçe....

Olsian Çela raporton në Kuvend: Prokuroria më e dobët në hetimin e pastrimit të parave është ajo e Tiranës


Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar paraditen e sotme në Kuvend për çështjet dhe problemet në organet e akuzës në vend.

Gjatë fjalës së tij, Çela u shpreh se problem kryesor është pastrimi i parave dhe sipas tij prokuroria më e dobët është më e madhja në vend, ajo e Tiranës.

“Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm mund të bëjë strukturën por heton. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit.”–  tha Çela.

Kryeprokurori deklaroi se në vazhdim do të punohet paralelisht nga një prokuror dhe një OPGJ për të rritur transparencën dhe për t’i dhënë fund praktikës ku siç shprehet ai vetëm 5 persona punojnë ndërsa të tjerët fshihen.

“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.

Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen.  Ky do ketë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime. Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri.”- tha ai.