Vendosni fjalën kyçe....

U përfshi në aksident, ndërron jetë 66-vjeçari i plagosur në aksidentin në aksin Rrilë-Lezhë


I dërguar për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë 66-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga një aksident i cili ndodhi në rrugën Rrile-Lezhë.

Jetë ndërroi drejtuesi i mjetit tip Opel, Ndoc Nikolli 66 vjeç.

Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjese te trupit dhe nuk mundi te mbijetoje. Ne gjendje të rende ndodhet dhe një grua qe ishte pasagjerë.

Kujtojmë që sot në zonën e Lezhës ndodhën dy aksidente rrugore.